Trepça 89 shpërblen dy talentët e klubit me kontrata profesionale

Minatorët e kanë bërë traditë t’i shpërblejnë talentët e klubit. Duke nënshkruar me talentët mitrovicas vit pas viti.
Presidenti i Trepçës 89, për faqën zyrtare të klubit flet për shkollën e futbollit dhe nënshkrimin me talentët e ri nga akademia.
“Presidentin Zeka e gëzon fakti që thuja secilin vit nga Shkolla e Futbollit dalin talentë të cilët sot luajnë rol të rëndësishëm në Futbollin Kosovar dhe betohet se punën me gjenerata të reja do ta vazhdojë edhe në të ardhmen.
Zeka gjithëashtu deklaron se tashmë siç dihet Klubet Kosovare dhe Përfaqësuesja e Kosovës janë pjesë e Shtëpive Botërore të Futbollit UEFA dhe FIFA dhe për këtë arsye puna me gjeneratat i kanë mundësitë e transfereve në Futbollin Europian”
Milazim Bajraktari dhe Ardian Hasani janë dy talentët e radhës që i bashkohen ekipës A, ka bërë të ditur Trepça 89 në faqen zyrtare të klubit.

Kosova sot mëson kundërshtarët e kualifikimeve evropiane

Intelektualët 1998 kujtojnë presidentin historik të Dritës