Trepça 89 pret Gjilanin

Elita e futbollit kosovar do të zhvillojë javën e 26-të të stinorit 2016/17.

Java e 26-të do të fillojë në Mitrovicë, ku në stadiumin ‘Riza Lushta’, Trepça 89 do të jetë nikoqire e Gjilanit.

Këtë takim mjaft interesant të skuadrave nga pjesa e epërme e tabelës do ta drejtojë gjyqtari Genc Nuza me ndihmësit e tij Musolli, Berisha dhe Gashi.

Ndërkohë nesër të shtunën do të zhvillohet ndeshja mes Istogut dhe Llapit dhe të dielën katër sfida tjera, Vushtrria – Feronikeli, Drita – Liria, Besa – Drenica dhe Prishtina – Hajvalia.