Trepça ’89 nuk njeh kundërshtarë

Skuadra nga Mitrovica, Trepça ’89 ka arritur të shënoj edhe fitoren e radhës, ndërsa me plot meritë mposhtën kampionët vjeshtorë të Ligës se Dytë boshnjake skuadrën e Gorazhdes me reuzltat 1:0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi tashmë i zakonshmi Berat Hyseni i cili është duke kaluar një formë shumë të mirë. “Kemi luajtur ndeshje të mira dhe besoj që jemi përgatitur mirë. Nesër kthehemi në Kosovë dhe jemi gati për ta filluar kampionatin”, tha për ‘Gazetën olle’, shënuesi Berat Hyseni.

Trepça ’89 që është duke vazhduar fazën përgatitore në Ulqin, ka treguar formë të mirë dhe prgatitje të lartë, ndërsa pas 10 ditëve qëndrim nesër pritet të kthehet në Kosovë, për tu bërë gati për nisjen e kampionatit.

Në ndeshjen kundër Gorazhdes, skuadra e  Fahredin Durakut u paraqit me këtë përbërje:  Manxholli, Turku, Berisha, Bekteshi, Potoku, Mustafa, Peci, Musa, Kurtishaj, Hyseni, Lushtaku. Në pjesën e dytë u futën në lojë edhe lojtarët të tjerë.