Trepça ’89 njofton se kapiteni Ardian Muja qëndroi për 72 orë në spital

Kapiteni i Trepçës ’89, Ardian Muja ka qëndruar për tre ditë në spital pas ndeshjes me Dritën.

Klubi mitrovicas ka njoftuar se kapiteni i tyre pësoi një lëndim gjatë një dueli me portierin e Dritës, Faton Malokun.

Muja gjatë atij momenti ka qarë veshkën dhe ka qëndruar për 72 orë në spital, derisa pritet t’i mungojë disa ndeshje Trepçës ’89.

Njoftimi i plotë nga Trepça ’89 (pa ndërhyrje):

“Kapiteni ynë Ardian Muja ka qëndruar i shtrirë në spital për 72 orë.

Kapiteni ynë Ardian Muja gjatë ndeshjë ndaj FC Dritës në ditën e Shtunë pësoi një goditje nga portieri kundërshtar mbrenda zonës së rrezikshme në të cilin ne kërkuam penallti dhe rishikimin e VAR-it e njejta nuk u akordua nga Referët e ndeshjës.

Pas ndeshjës Ardian Muja ndjehte dhimbje dhe u dërgua në spital për kontroll ku rezultoi se pas goditjës së pësuar kishte çarë veshkën, dhe mjekët e këshilluan të qëndroi i shtrirë në QKUK për 72 orë për analiza më të thella.

Kapiteni ynë do të jetë një munges e madhe për ne por shëndeti është parësor dhe ne shpresojmë që ky lëndim të kalojë pa pasoja.

Me respekt

Klubi Futbollistik Trepça’89”. /Gazeta Olle/

Tensione te Juventusi, Allegri përplaset në zhveshtore me yllin e skuadrës

Drita merr një goditje të rëndë, Maloku e humb sezonin shkaku i lëndimit