Trepça ’89 nisi përgatitjet, munguan këta lojtarë

Nën drejtimin e trajnerit të ri, Arsim Thaçi, Trepça ’89 ka nisur të dielën përgatitjet për edicionin e ri të Raiffeisen Superligës.

Thirrjes së trajnerit për përgatitjen e parë i janë përgjigjur shumica e lojtarëve.

“Dita e parë ka shkuar shumë mirë, shumica e lojtarëve kanë qenë të pranishëm, ka pasur që kanë munguar edhe me arsye. Realisht dita e parë ka qenë pak emocionuese, ka qenë me vullnet dhe dëshirë. Nuk ka pasur lojtarë që janë ankuar për obligime apo diçka tjetër, pra klubi nuk ka borxhe të trashiguara dhe kjo është shumë mirë për mua si trajner”, deklaroi Thaçi për GazetaOlle.com.

Sipas tij, me arsye kanë munguar sulmuesi Blerand Kurtishaj dhe mesfushori Argjent Mustafa.

“Blerandi ka një lëndim të vogël dhe do të rikthehet pas 3-4 ditësh, pasi do të pushojë me leje të mjekur, kurse Argjenti ka obligime familjare dhe ne kemi mirëkuptim për ta, pasi sapo janë rikthyer nga Polonia”, shtoi Thaçi.