Trepça ’89 niset për Slloveni, zbulon miqësoret me skuadrat e njohura evropiane

Kampioni Trepça ’89 është nisur sot për në Slloveni, ku do të përgatitet për ndeshjet parakualifikuese të LIgës së Kampionëve.

Mitrovicasit kanë zbuluar edhe tri ndeshjet miqësore, ku do të përballen me skuadra të njohura.

Takimin e parë e luajnë me Rozumberokun e Sllovakisë më 15 qershor, raporton Gazeta Olle.

Katër ditë më vonë, sfidojnë Astran e Rumanisë, kurse ndeshjen e fundit e luajnë me Olimpian e Sllovenisë, më 22 qershor.

“Sot ekspedita e Kampionave udhëtuan në pregaditje për në Slloveni ku do të qëndrojnë plotē dymbëdhjetë ditë.  Përveq pregaditjeve KF Trepça’89 FC do të zhvilloj edhe tri ndeshje kontrolluese”, shkruan 89-shi në Facebook.

89-shii

Orari i ndeshjeve

15.06.2017

KF Trepça’89 – MFK Ruzomberok (Sllovaki)

19.06.2017

KF Trepça’89 – FC Astra (Rumani)

22.06.2017

KF Trepça’89 – FK Olimpia (Slloveni)

89-shi

 

trepca 89