Trepça ’89 mund të mbetet pa një tjetër futbollist kyq

Rënia në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, i ka kushtuar Trepçës ’89, edhe në aspektin e fondit të lojtarëve.

Ardian Muja, ka mbetur pa kontratë dhe mund të largohet nga mitrovicasit.

23-vjeçari, është duke shqyrtuar ofertat tjera që kanë ardhur në drejtim të tij, pasi interesimi nga klubet e Superligës, për Mujën është i madh.

Ardian Muja, luajti si mbrojtës i krahut të majtë në këtë edicion, duke sakrifikuar pozitën e tij për 89-shin.

Futbollisti mitrovicas mund të luajë në shumë pozicione, qoftë në ofanziv dhe në defanziv.

Marrë parasysh cilësitë që ka dhe përshtatja në shumë pozicione, Ardian Muja, shihet si lojtar adekuat për shumë ekipe të Kosovës.