Trepça ’89 e ka humbur derbin e javës së dytë nga Liria në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ me shifrat 1:0, raporton Gazetaolle.com.
Skuadra nga Prizreni, me një gol të shënuar nga penalltia, ka mposhtur kampionët e Trepçës ’89, me rezultat 1:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë.
Ishte Mevlan Zeka që në minutën e 76’, u tregua i saktë nga pika e penalltisë.
“Fajtorin e humbjes duhet ta gjejmë tek vetvetja. U munduam të mos gabojmë për t’i dhuruar golin Lirisë dhe këtë e bëmë me Richardsin”, tha pas ndeshjes trajneri i mitrovicasve, Zekiria Ramadani. /Gazetaolle.com