Trepça ’89 largon përforcimin e dimrit

Trepça ’89 mori tri përforcime gjatë afatit kalimtar të dimrit. Kushtrim Lushtaku, Iliz Izmaku e Blendi Memaj, erdhën në “Riza Lushta”, derisa i pari dhe i treti bënë bujë të madhe. Pikërisht ky i fundit nuk është më pjesë e klubit. Ai erdhi nga juniorët e Beshiktashit të Turqisë, tek të cilit më parë ishte edhe kapiten, por nuk arriti të shijojë ndeshjet zyrtare me 89-shin.

Ndarja ndodhi javën e kaluar. Gazeta Olle mëson se deri te largimi i tij erdhi për shkak se lojtari ende nuk e kishte sanuar mirë lëndimin. Ditë më parë u suspendua edhe Egzon Feka.

89-shi të dielën pret Kosovën e Vushtrrisë. (Gazeta Olle).

memaj