Trepça ’89 ka filluar përgatitjet maksimale për edicioni e ri, pas rikthimit në elitën e futbollit kosovar.
Minatorët deri më tani kanë prezantuar vetëm një transferim, Bleon Sekiraqën, derisa po mundohen ta ruajnë edhe strukturën me futbollistët më të dalluar në edicioni e fundit.
Siç mëson Gazeta Olle, Trepça ’89 ka fituar edhe garën për futbollistin e Drenicës, Erdin Dushi.
Mbrojtësi i talentuar ka treguar paraqitje mjaft të mira gjatë sezonit të fundit me kuqezinjtë.
Dushi ishte pjesë e formacionit bazë të Drenicës në pjesën dërmuese të edicionit pranveror.
Kujtojmë se skuadra nga Skenderaj po përballet me probleme financiare, dhe disa nga futbollistët kryesor po zgjedhin largimin nga klubi. /Gazeta Olle/