Feronikeli e mundi 3:1 Trepçën ’89, në kryendeshjen e javës 30 të luajtur të dielën në stadiumin ‘Riza Lushta’.
Mirëpo, para takimit, klubi mitrovicas bëri një gjest të madh për tifozët e saj, gjë që nuk kishte ndodhur më parë.
Ata kishin hapur dyert, dhe kishin lënë që tifozët të hyjnë pa bileta. Kjo kishte lënë dyshime se takimi mund të jetë i trukuar, por në fakt doli e kundërta.
Rreth 1 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadium. (Gazeta Olle)