Trepça ’89 e zhvillon ndeshjen jetike ndaj Gjilanit, mitrovicasit të përgatitur maksimalisht për këtë duel

Të dielën me fillim nga ora 15:00, Trepça ’89 e pret Gjilanin në “Riza Lushta”. 

Ndeshja e xhiros së 34-të të Superligës është e rëndësisë së madhe për mitrovicasit, sepse i duhet vetëm fitorja, shkruan Gazeta Olle.

Pas humbjes së thellë ndaj Feronikelit (3:0), dhe pas triumfit të madh të Arbërisë në Suharekë, Trepça ’89 ka rënë në vendin e nëntë në tabelë, pozitë që dërgon në Ligën e Parë.

Futbollistët e Shpëtim Idrizit, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar përgatitjet e fundit për këtë ndeshje të rëndësishme ndaj Gjilanit, skuadrës së Ismet Munishit e cila e relaksuar futet në këtë ndeshje pasiqë nuk i duhet fitorja, por nuk e rrezikon as humbja.

“Ekipa ka përfunduar përgatitjet e fundit për ndeshjen e radhës ndaj SC Gjilanit në ditën e Diel. #Forcadjema”, thuhet në postimin e Trepçës ’89 në faqen zyrtare, të cilët kanë bashkangjitur edhe disa foto nga stërvitja./Gazeta Olle/