Trepça ’89 e shokon Suharekën në udhëtim, derbi i javës i takon ‘Minatorëve’

Trepça ’89 ka marrë fitore në derbin e javës në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë.

Ndeshja e vetme që është zhvilluar sot në Grupin A të Ligës së Parë ishte ajo mes Suharekës dhe Trepçës ’89 e cila i takoi mysafirëve me rezultat 0-1.

Golin e vetëm e shënoi Bajraktari në minutën e 51-të të ndeshjes.

Suhareka pati dhjetëra raste sidomos pas disavantazhit, por Donat Kaçiu shpëtoi mitrovicasit me pritjet fantastike.

Pas kësaj fitore, 89-shi ngritët në pozitën e dytë në tabelë me 11 pikë, derisa Suhareka zbret një pozitë më poshtë në tabelë me një pikë më pak. /Gazeta Olle/

Orari dhe gjyqtarët për xhiron e tetë në Albi Mall Superligë

Prishtina përjashtohet nga “ENBL” për arsye financiare