Trepça ’89 do ta sfidojë skuadrën e ish-legjendës së Barcelonës

Trepça ’89 nesër do të marrë pjesë në turneun e skuadrës polake, Piast Gliëice, e cila e ka ftuar klubin mitrovicas në 70-të vjetorin e themelimit.

89-shi në takimin e parë do të sfidojë suedezët e Prespa Birlik, kurse pjesëmarrës është edhe skuadra rumune, Otelul Galati, shkruan GazetaOlle.com.

Trajneri i kësaj skuadre është ish-sulmuesi i Barcelonës, George Hagi. 89-shi do të luajë edhe ndaj kësaj skuadre, pasi takimet zhvillohen me sistem nga 30 minuta për ndeshje.

Edhe gazetari i Klan Kosovës, Naim Selmani, ka shfrytëzuar pjesëmarrjen e tij në këtë turne për të intervistuar legjendën e Barcelonës.

hagiii