Trepça ’89 dhe Prishtina luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Trepça ’89 dhe Prishtina do të përballen në kuadër të xhiros së 36-të në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.

Është një duel shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat, si vendasit ashtu edhe mysafirët.

Vendasit kërkojnë fitoren dhe do të shpresojnë se Ferizaj nuk do të marrë pikët maksimale ndaj Dukagjinit për të zënë vendin e tetë që i dërgon në barazh.

Fitorja i duhet edhe Prishtinës, pasi synon ta përfundojë në pozitën e katërt në tabelë këtë kampionat, pozitë që tani do t’ia siguronte daljen në Evropë edhe pse ende nuk është licencuar nga FFK.

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Kaçiu, Peci, Mashau, Augustine, Sahiti, Nimani, Oyekanmk, Fatty, Rashica, Fazliu.

Prishtina: Kolaj, Bytyqi, Belica, Useini, Mici, Hamiti, Pefqeli, Hyseni, Prapashtica, Kryeziu, Krasniqi.

/Gazeta Olle/

Malisheva dhe Llapi luajnë për vendin e gjashtë, formacionet zyrtare

Drenica pret Dritën në një ndeshje mes dy skuadrave pa objektiva, formacionet zyrtare