Dje është zhvilluar ndeshja finale e Superkupës së Kosovës në futboll, teksa Trepça ’89 fitoi 5:0 ndaj Besës.
Kjo sfidë do të mbahet në mend për dy gjëra. E para ka të bëjë me diferencën e madhe të skuadrave.
Super 89-shi nuk e pati asnjë problem ta mposhtë Besën e dobësuar gjatë kësaj vere, shkruan Gazetasheshi.com.
Ndërkohë, e dyta dhe më e rëndësishmja ka të bëjë me shikueshmërinë.
Hiq më shumë se 100 shikues e ndoqën këtë sfidë, duke e zbehur në maksimum.
Që nga paslufta nuk mbahet mend që një duel i Superkupës të mos ketë pasur interesim sikurse ai i djeshmi.