Trepça ‘89 befason me fanellat që do t’i bartë në Ligën e Kampionëve (FOTO)

Trepça ’89 ka fituar shumë zemra me fitimin e titullit të kampionit.

Skuadra mitrovicase ka pranuar si dhuratë një palë fanella nga një shqiptar që jeton në Turqi.

Abdurrahim Eren –Kera që është përfaqësues i komapnisë së njohur Kappa për Turqi i ka bërë këtë dhuratë klubit.

fan 1

“Dhuratë për Kampionat. Biznesmeni nga Stambolli me prejardhje nga Kosova Z.Abdurrahim Eren (Kera) i cili njëherit është përfaqësues gjeneral i kompanisë së mirënjohur sportive Kappa për Shtetin Turk i dhuron klubit tonë një palë fanella”.

fan 2

“Fanellat u prezantuan nga Presidenti i KF TREPÇA’89 FC Z. Abedin Zeka dhe ndërmjetësuesi dhe njëherit iniciatori z. Fisnik Morina i cili edhe përcolli mesazhin e Zoteri EREN, duke i uruar klubit tonë titullin Kampion si dhe duke i dēshiruar sukses ne Ligēn e Kampionëve. Ai me tej vazhdoj qe jemi te hapur te bashkepunojm me te gjitha klubet Kosovare qe garojn ne displina të ndryshme sportive”.

fan 3

“KF TREPÇA’89 FC i Falenderohet zemërsishtë zoteri Eren për këtë dhuratë shumë të çmuar dhe domethënëse”, thuhet në njoftimin e klubit kampion.

Trepca ’89 mund të luajë me këto fanella në Ligën e Kmapionëve. /Olle/

trepca 89