Trepça ’89 ankohet për shortin

Pas shortit të hedhur në lokalet e shtëpisë së Sporteve në Prishtinë, përfaqësuesi i Trepçës ’89, është ankuar për faktin se skuadra e tij do të luajë sërish si mysafir. 89-shi është mysafir i Gjilanit.

Mirëpo, Komisari i Garave, Ismet Ahmeti, këmbënguli se gjithçka është e rregullt dhe se një gjë të tillë e parashikon rregullorja e garave, transmeton futbolli.info.

Ndeshjet e këtij rrethi janë paraparë të zhvillohen më 19, 20 e 21 prill. Në çerekfinale luhet vetëm një ndeshje. (Gazeta Olle)