‘Treguam si mbrohen ngjyrat e klubit’

Pas ndeshjes trajneri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski, në një prononcim për Gazetaolle.com, është shprehur shumë i lumtur me kualifikimin në finale duke thënë se kemi luajtur si familje.

“Kemi qenë të përgatitur për këtë ndeshje që ta përballojmë atë goditjen mentale që ishte shumë me rëndësi. Kemi luajtur mirë në mbrojtje dhe kemi ditur si ta ruajmë epërsinë e ndeshjes së parë edhe pse pak mungoi për të fituar siç e kishim synim. Lojtarët treguan karakter të fortë se si mbrohen ngjyrat e klubit dhe se mund të arrihet kjo vetëm nëse qëndrojmë si familje, siç edhe dëshmuam”, tha Ilievsi për GazetaOlle.com.

Ai foli edhe për finalen me Rilskin bullgar. “Në finale luajmë kundër Rilskit, ekip që e njohim dhe ndaj të cilit asesi nuk guxojmë të lëshohemi në bazë të rezultateve të ndeshjeve të mëparshme. Kam dashur ta shoh Prishtinën në finale dhe tash dua ta shoh duke e fituar Ligën Ballkanike”, shtoi ai.