Tre skuadra në garë, e ardhmja e Brojës vendoset deri në fund të muajit

Armando Broja bashkohet këtë javë me Chelsea-n në përgatitjet verore që londinezët po kryejnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithatë e ardhja pritet të mos jetë nën urdhrat e trajnerit Thomas Tuchel.

Gjithë sa bëri sezonin e kaluar me Southamptonin, nuk i ka mjaftuar Brojës që të fitojë një vend në organikën e Chelsea-t, që duket se ka vendosur të shesë sulmuesin shqiptar, për të investuar në të tjerë emra.

Momentalisht për kartonin e sulmuesin kanë shfaqur interes klube, si Everton, Newcastle dhe West Ham, teksa pikërisht këta të fundit po këmbëngulin më së shumti, duke treguar gatishmërinë të paguajnë deri në 30 milionë euro.

Gjithsesi te Chelsea janë ende në pritje, pasi duan të përfshijnë në negociata mesfushorin dhe kapitenin e West Ham, Declan Rice, që kërkohet me ngulm nga Tuchel, por që momentalisht vlerësohet shumë shtrenjtë nga “çekanët”.

Burime pranë klubit anglez bëjnë me dije se Broja do të stërvitet me skuadrën deri në fund të muajit, kohë kjo e mjaftueshme që palët të marrin vendimin e duhur mbi transferimin./ss/

Orari i Përfaqësueses së Kosovës për Kampionatin Evropian

Astrit Selmani ka dy opsione për të ardhmen, mes kampionatit belg dhe atij izraelit