Tre shqiptarët e Luzernit kanë nevojë për votën tuaj

Dhe për këtë suksese të Luzernit padyshim që kanë dhënë kontribut të madh edhe tre shqiptarët e këtij klubi, Hekuran Kryeziu, Jahmir Hyka dhe Migjen Basha.

Kryeziu ishte titullar i padiskutueshëm te Luzerni dhe ka luajtur gjithsej në 17 ndeshje duke shënuar një gol dhe duke bërë katër asistime dhe ka pasur 1291 minuta gjithsej.

22-vjeçari i cili është edhe reprezentues i Kosovës, është ndër pesë mesfushorët më të vlerësuar në kampionatin zviceran.

Ndërkohë pas Hekuranit, i dyti me më së shumti minuta në Jahmir Hyka me 748 gjithsej duke shënuar një gol e dy asistime.

Ndërkohë Migjen Basha ka më pak minuta se dy të lartpërmendurit me gjithsej 294 minuta.

Gazeta prestigjioze zvicerane ‘20min.ch’, ka hapur votim për lojtarin më të mirë të vitit 2015 te Luzerni, ndërsa për t’i votuar njërin nga tre shqiptarët klikoni KËTU.

Për ta votuar Kryeziun, Hykën ose Bashën duhet të klikoni mbi foton