Tre pjestarë të KFOR-it hungarez vizitojnë stadiumin “Zahir Pajaziti”, mahniten me pamjen e fushës

Sot në ambientet e stadiumit “Zahir Pajaziti”, u pritën tre pjestarë të KFOR-it hungarez.

Siç njofton faqja zyrtare e Llapit, vizita e tre ushtarëve ishte krejt e rastësishme, shkruan Gazeta Olle.

Ata u mahnitën me pamjen e fushës në stadium, e cila siç dihet së fundmi ka marr pamje fantastike pas mbjelljes së barit natyral.

Ashtu siç e do tradita shqiptare, mikpritja ndaj tyre ishte e veçantë duke i dhuruar edhe fanellat e ekipit bardhekaltër. /Gazeta Olle/

 

Favoritët fitojnë në javën e tetë të Superligës

Situata kaotike me tifozët, Federata Angleze reagon për ndeshjen me Shqipërinë