Tre nigerianë zëvendësojnë Olainkan te Skënderbeu

Pas largimit te Olainkes, Skënderbeu është hedhur në sulm të zëvendesuesit të tij, dhe duket se sërish pasuesi i Olainkës do të jetë nga Nigeria.

Në ditën e ndeshjes kundër Partizanit vjen edhe një lajm i mirë për klubin korçar. Ka qenë vetë presidenti Ardian Takaj, që ekskluzivisht për ‘Superligashqiptare.com” konfirmon tre afrimet e reja nga Nigeria.

Bëhet fjale për trë lojtarë 18 vjeçar që pritet të vijnë shumë shpejt në Korçë. Marrëveshja është mbyllur për mesfushorin Otto John, dhe për dy sulmuesit Offor Chinondo dhe Adeshina Risak, ku njëri prej tyre pritet të jetë zëvendësuesi i Olainkës.

Të tre keta lojtarë jane zgjedhur nga drejtori sportiv, Haris Fakiq dhe flitet se janë tre lojtarë mjaft cilësorë. Mbetet tashmë që pasi të vihen nën urdhërat e Joses, trajneri kryeqytetas të japë verdiktin final. /Olle