Tre lojtarë të Trepçës ’89 luajtën për Çelikun e Nikshiqit!

Gjatë fazës përgatitore në Ulqin, Trepça ’89 luajti disa ndeshje miqësore me skuadra malazeze dhe boshnjake.

Në takimin ndaj Çelikut të Nikshiqit, ndodhi një vaki që rrallë ndodh në ndeshje miqësore. Tre lojtarë të Trepçës ’89 luajtën për Çelikun.

Gazetaolle.com mëson se Egzon Feka, Diar Pepiqi dhe Hasan Hyseni, për shkak të lojtarëve të shumtë që kishte Fahredin Duraku në skuadër, ai vendosi t’ua japë malazezëve, që kishin lojtarë të pamjaftueshëm.

Kështu, tre mitrovicas luajtën kundër skuadrës së tyre.

Fitorja i takoi 4:2 Trepçës ’89, ndërsa dy golat për Nikshiqin, i shënoi lojtari i ekipit mitrovicas, Hasan Hyseni. Të paktën ai arriti të tregojë vlerat kundër skuadrës së tij, por në fanellën e Çelikut. (Gazeta Olle)