Tre duele interesante në hendbollin kosovar

Të shtunën zhvillohen tre ndeshje të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Lideri i klasifikimit, Rahoveci, e pret Trepçën e Mitrovicës, nga ora 19:00. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. “Vreshtarët” synojnë fitoren e 20-të rresht, ndërsa mitrovicasit do të bëjnë përpjekje për rezistencë, ndonëse me fond të limituar lojtarësh. Trepça është e treta me 24 pikë, ndërsa Rahoveci udhëheq me 38 pikë.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe mes Kastriotit dhe Vëllaznimit, me fillim nga ora 19:00, kurse në duelin tjetër takohet Vushtrria dhe Deçani nga ora 20:00.

Xhiroja e 20-të mbyllet të hënën me takimin mes Prishtinës dhe Besa Famgasit. Kjo ndeshje luhet prej orës 20:00.

Kampionia aktuale, Besa Famgas, është e dyta me 30 pikë. Prishtina renditet e pesta me 18 pikë. /Gazeta Olle/

Super përballje zhvillohen në xhiron 24-të në Superligë, vëmendja në derbin Trepça – Peja

Sot fillon stinori pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll