Transparencë dhe limite, FIFA nxjerr rregullat e reja për merkaton e futbollistëve

FIFA ka vendosur të bëjë një revolucion përsa i përket merkatos. Federata ka përcaktuar një rregull të ri në huazimet e lojtarëve.

Synimi kryesor është promovimi i lojtarëve të rinj, por dhe barazi mes skuadrave. Kështu që janë vendosur disa rregulla për merkaton.

-Klubet e përfshira në merkato, do të jenë të detyruara të dorëzojnë një raport me shkrim, ku do të jepen të gjitha detajet (kostot, kohëzgjatja) e transferimit.

-Kohëzgjatja minimale dhe maksimale të huazimit të lojtarëve.

-Ndalohet kalimi i një lojtari në një palë të tretë.

-Klubet do të kenë një limit për huazimet në një sezon. Një klub mund të huazojë maksimumi 3 lojtarë në një klub të vetëm, dhe të marrë po aq.

Gjithashtu është përcaktuar dhe numri total i huazimeve për tre sezonet në vijim.

-202/23 Një skuadër do të jetë në gjendje të jap dhe marrë 8 lojtarë të total.

2023/24 7 lojtarë.

2024/25 6 lojtarë.

Këto rregulla nuk do të zbatohen në lojtarë që janë poshtë moshës U-21.

Llapi skuadra e radhës që udhëton drejt Turqisës, do të vendosen në hotelin luksoz

“Lëreni Brojën të luajë futboll”, trajneri i Southampton reagon ashpër kur pyetet për blerjen e shqiptarit