Transferimi i ri i bashkohet ekipit të Ballkanit në Ohër

Gjatë ditës së djeshme Ballkani prezantoi transferimin e radhës, i treti për suharekasit në merkato. 

Bëhet fjalë për sulmuesin Lucas Cardoso, i cili së fundmi ishte pjesë e Qylzjar, shkruan Gazeta Olle.

Cardoso pikërisht sot u bashkua me ekipin në Ohër, aty ku kampionët po përgatiten për ndeshjen e raundit të parë në Ligën e Kampionëve.

Siç njofton faqja zyrtare e Ballkanit, skuadra po zhvillon dy seanca stërvitore në ditë dhe stafi teknik po i jep ngarkesë maksimale futbollistëve.

Gjendja e futbollistëve është shumë e mirë dhe kushtet jan optimale për fazën përgatitore.

/Gazeta Olle/

 

Publikohet lista e Kosovës U20

Drilon Hajrizi flet për përgatitjet e Kosovës si dhe për ndeshjet parakualifikuese