Transferimet e reja në super formë, Prishtina fiton në miqësoren e tretë

 

Prishtina ka zhvilluar miqësoren e rradhës në fazën përgatitore, ku kanë mposhtur skuadrën turkmene, FK Nerw, 2:0.

Që të dy golat u shënuan gjatë pjesës së parë, me përforcimet e reja të cilat shkëlqyen në këtë përballje, shkruan Gazeta OLLE.

Prishtina në rrjetet sociale ka përshkruar ndeshjen në disa detaje, ku sipas tyre, patën raste së pari të shënonte nga pika e bardhë kur sulmuesi Sunday Akinbule qëlloi traversën, sikurse disa minuta më herët nga një tjetër pozitë ideale.

Ndërsa golin e parë, jashtëzakonisht të bukur, në minutën e 31-të, realizoi Philippe Boueye nga pozita e mbrojtësit të djathtë, pothuajse nga vija anësore.

Pas dy shtyllave të qëlluara, një goli të anuluar nga pozita jashtë loje, në tentimin e katërt, ishte i saktë edhe qendërsulmuesi, Akinbule, kur pas një aksioni individual depërtues nga mesi i fushës, në fund ishte mesfushori anësor Ardian Muja që gjeti të lirë sulmuesin e kryeqytetasve.

 

Zenel Gavazaj lojtari më i ri i Trepçës 89

Kryesia e Dritës me veprim fantastik, Intelektualët hyrjen në Zahir Pajaziti do jetë falas