Transferi i ri i Arbërisë gati për të debutuar kundër Ballkanit

Sot, me fillim nga ora 14:00 Arbëria do të pres në stadiumin “Agron Rama” liderët e Superligës Ballkanin, shkruan Gazeta Olle.

Sipas burimeve të “Olle”, në listën e 18 futbollistëve të grumbulluar të Arbërisë për ndeshjen e kësaj jave është edhe transferimi i ri, Lutfi Bilalli.

Sulmuesi 28 vjeçar që ka luajtur më parë në disa liga europiane si ato të: Maqedonisë Veriore, Greqisë, Sllovenisë dhe Finlandës, sot mund të bëjë edhe debutimin në Superligën e Kosovës.

Bilalli sipas të gjitha gjasave do ta nisë ndeshjen nga stoli, por gjasat për inkuadrimin e tij në pjesën e dytë janë të mëdha.

Ndryshe nga Bilalli ardhja tjetër tek Arbëria, japonezi Koken Kuori nuk është i grumbulluar për këtë takim dhe akoma nuk e ka bindur Arbnor Morinën për tu bërë pjesë e skuadrës.

Ndeshja, Arbëria – Ballkani transmetohet LIVE në Art Sport 1, teksa kronologjikisht minutë pas minute ndeshjen mund ta përcjellni edhe tek Gazeta Olle.