Tramezzani te skuadra e njohur zvicerane, por nuk do të besoni se cilin shqiptar do ta ofrojë

Paolo Tramezzani pritet të firmosë nesër kontratën e tij si trajneri i Sionit në kampionatin zviceran të futbollit.

Një klub me më shumë emër, ku mund të përfitojë ekonomikisht, por edhe mundësia për të afruar lojtarë më të njohur se te Lugano, e bën atë klubin perfekt ku Tramezzani të bëjë praktikën derisa të shkojë në Itali drejt një skuadre më të rëndësishme.

Për teknikun parashikohet një kontratë trevjeçare, një kusht ky që u është vënë drejtuesve në momentin e negociatave, edhe pse ata synonin t’i ofronin një marrëveshje vetëm për dy sezone.

de biasi tramee

Ndërkaq, ka filluar menjëherë puna për të piketuar lojtarët që do të afrojë tekniku i cili ishte ndihmësi i Gianni De Biasit deri në fundin e vitit 2016.

Watford v Swansea City - Premier League

Gjatë këtyre ditëve është përfolur për shumë emra shqiptarësh të cilët Tramezzani mund të marrë me vete të klubi i ri, por për momentin, i vetmi që konfirmon bisedimet zyrtarisht me Sionin është mesfushori i Zvicrës, Valon Behrami.

tramezani

“Kemi biseduar me Sionin është diçka serioze. Do të ishte një sfidë, pasi nuk kam luajtur asnjëherë në kampionatin zviceran”, tha futbollisti i cili deklaroi se për të, kjo do të ishte kontrata e fundit e karrierës.

Behrami