Tramezzani rikthehet në Ballkan, bëhet trajner i kësaj skuadre

Paolo Tramezzani është emëruar trajneri i ri i Hajduk Splitit.

Ish-ndihmësi i Gianni De Biazit në pankinën e Shqipërisë gjatë viteve 2011-2016 i është besuar drejtimi i klubit të dytë më të suksesshëm në Kroaci. 50-vjeçari ka firmosur kontratë deri në qershor të 2022-shit.

Lajmi u konfimua nga klubi në faqen zyrtare.

Tramexani drejtoi disa ekipe pas përvojës në Shqipëri. Ai stërviti Luganon, Sionin, Apoelin dhe Livornon.