Trajneri Tami: Tarashaj të tregojë veten në klub, për të pretenduar France 2016

27 gola shënoi klubi i Shani Tarashaj, GC, ne tetë ndeshjet e para të sezonës dimërore. 22 prej tyre të shënuara prej Munas Dabbur (6), Shani Tarashaj (6), Caio (5) dhe Yoric Ravet (5).

Pas pauzës dimërore, lojtari izraelit Dabbur shënoi katër herë, ndërsa Shani Tarashaj tre herë. Caio nuk ka shënuar akoma, ndërsa Ravet dy gola, që tregon se klubi ndodhet në krizë për sulm.

Trajneri Pierluigi Tami, nuk dëshiron të fletë kurrsesi për krizë, por pranon se disa lojtarë nuk kalojnë një formë të mirë.

Ai flet për mungesën e kreativitetit të Caio dhe lojtarin e pafat Dabbur, shihet problem edhe me Shani Tarashaj, që më siguri kanë ndikuar transferimi i tij drejt Evertonit, sezonës tjetër, dhe aktivizimi me kombëtaren e Zvicrës kundër Irlandës dhe Bosnjës.

Ai shënoi 5 gola në 5 ndeshjet e para, ndërsa tani ka shënuar shumë pak, njofton botasot.info. Për Tarashaj është një situatë krejt ndryshe. Nëse ai dëshiron të jetë pjesë e France 2016, duhet të tregojë veten edhe në klubin GC, mendon trajneri i këtij klubi.

Ndeshja e sotme GC-Luzern do tregojë nëse klubi i parë do përfundojë serinë e humbjeve dhe barazimeve; por përballë kanë lojtarin e muajit prill në Zvicër, Jahmir Hyka.