Trajneri i Sutjeskas komenton atmosferën e Plisave!

Trajneri i Sutjeskas, Dusan Dubljeviq ka mbetur i befasuar me atmosferën e krijuar nga tifozët e Prishtinës, Plisat.

Ai arsyetoi humbjen pak edhe me ndarjen e drejtësisë. “Luajtëm mirë, por në fund të ndeshjes bëmë gabime. Nuk dua të komentojë referimin, por në një moment mu desh të reagojë. Ai reagim i imi nuk ishte ndonjë provokim, dhe shpresoj të mos merret si i tillë. Për ne këtu merr fund Liga Ballkanike”, tha Dubljeviq për ‘Gazetënolle’.

 

Sa i përket atmosferës ai tha: “Organizimi si në parket, si në tribuna ishte perfekt. Falënderoj Prishtinën për mikpritje”.

Prishtina fitoi 99:92. (Gazeta Olle)