Trajneri i Sigal Prishtinës tallet me Sutjeskan

Trajneri i Sigal Prishtinas, Marjan Ilievski, është shprehur i lumtur me fitoren e sotme ndaj Sutjeskas. Ai gjatë deklaratës së bërë në konferencën për shtyp sikur bëri pak shaka me kundërshtarin. “Sutjeska sikur e kishte ditëlindjen, nuk e humbi asnjë gjuajtje për tri pikë”, tha ai.

Maqedoni u shpreh se fitorja ishte tejet e vështirë. “Jam shumë i kënaqur me atë që dhanë lojtarët. Falënderojë Plisat, të cilët prej se kam ardhur unë në Prishtinë, sonte ishin fantastik. Ju bëjë apel të vijnë gjithmonë kështu, sepse sonte ata ishin motivi kryesor për lojtarët”.

Prishtina fitoi 99:92, në një atmosferë spektakolare të krijuar nga Plisat.