Trajneri shqiptar shpallet kampion në Slloveni

Trajneri i futsallit, Kujtim Morina, ka arritur që të shpallet kampion në shtetin e Sllovenisë me skuadren Dobovec.

Këtë sukses, Morina bashkë me skuadrën e tij e arriti duke mposhtur ekipin Litija 3 me 1 në serinë e finaleve.

Dobovec ditë më parë kishte fituar edhe kupën e shtetit të Sllovenisë. Ndërkohë, Kujtim Morina bashkë me skuadrën e tij Dobovec patën sukseses të jashtzakonshëm edhe në ligën e kampionëve të futsallit.

Ata arritën që të kualifikohen deri në tetëshen e fundit ku u mposhtën nga Barcelona, që është nënkampion e Ligës së Kampionëve në futsall.

Trajneri shqiptar është përzgjedhës i skuadrës se Dobovec që nga viti 2017 kur erdhi nga ekipi kroat Nacional.