Trajneri rahovecas i Prishtinës ka “harruar” si fitohet titulli

Për t’i siguruar shërbimet e trajnerit nga Rahoveci, Bylbyl Sokoli, duhet që të kesh një ‘thes’ me para.

Sokoli i cili e drejton Prishtinën vlerësohet trajneri më i shtrenjtë në futbollin e Kosovës. Ai në këtë edicion po e drejton klubin më të madh kosovar, Prishtina.

Sokoli nuk e ka shijuar titullin në Kosovë tash e 12-vite. Mbetet për t’u parë se a do ta shijojë trofeun më të lakmuar në futbollin kosovar me një super-skuadër, dhe me lojtarët ndoshta më të mirë në futbollin kosovar.

Për ta pyetur se a po i mungon titulli, Gazetaolle, ka tentuar që të bisedojë më të por kontakti ka qenë i pamundur.

Klubet dhe trajnerët kampionë të pasluftës 

1999 – 2000 – Prishtina (Ajet Shosholli)

2000/01 – Prishtina (Jusuf Tortoshi)

2001/02 – Besiana (Bylbyl Sokoli)

2002/03 – Drita (Ramadan Cimili)

2003/04 – Prishtina (Ajet Shosholli)

2004/05 – Besa (Valdet Shoshi)

2005/06 – Besa (Genc Hoxha)

2006/07 – Besa (Genc Hoxha)

2007/08 – Prishtina (Afrim Tovërlani)

2008/09 – Prishtina (Afrim Tovërlani)

2009/10 – Trepça (Gani Sejdiu)

2010/11 – Hysi (Fadil Ademi)

2011/12 – Prishtina (Jusuf Tortoshi)

2012/13 – Prishtina (Afrim Tovërlani)

2013/14 – Llamkos Kosova (Ismet Munishi)

2014/15 – ?