Trajneri mental i Kombëtares së Kosovës pranohet në ICECP

Trajneri i tenisit, Senad Jusufi, është pranuar në “Programin Ndërkombëtar të Certifikimit të Pasurimit të Trajnerëve (ICECP)”.

Programi është projekt i Komitetit Olimpik dhe Paralimpik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Universitetin Delaëare, derisa ka për qëllim zgjerimin e nivelit të lartë të përgatitjeve përmes programit të ICECP.

Jusufi është përzgjedhur nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, pas thirrjes së hapur muaj më parë.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës me KOK, Senadi është pritur nga presidenti Ismet Krasniqi, i cili i ka uruar suksese, duke i thënë që njohuritë që do t’i marrë t’i ndajë me sportistët dhe komunitetin e tenisit.

Ai është trajner i klubit Prizreni, si dhe trajner mental tek Kombëtaret e Kosovës në tenis.

Programi që nis muajin e ardhshëm, zgjat një vit, ndërsa ka pesë module.

Të njëjtin kurs, më herët e kanë përfunduar edhe Dritëro Sefaja nga basketbolli dhe Dardan Imami nga pingpongu. /Gazeta Olle/

Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë

KH Deçani dhe KHF Vëllaznimi largohen nga garat e Superligës për probleme organizative