Trajneri legjendë e largon vetveten nga puna!

Legjenda rumune Gheorghe Hagi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit në klubin të cilin e themeloi vetë, shkaku i rezultateve negative.

Në vitin 2009 Hagi themeloi ekipin Viitorul Constanta dhe sivjet ai hyri në ligën rumune, por në tetë ndeshjet e fundit ekipi i tij ka siguruar vetëm dy pikë.

Hagi vendosi që në ekip duhet ndryshimi së paku deri në fund të këtij sezoni.

“Dua ta analizoj situatën”, ka thënë Hagi pasi shkarkoi veten nga pozita e menaxherit.