Trajneri ku luan edhe Amir Rrahmani, fajëson Shqipërinë për lëndimin e Kumbullës

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla është lënduar së fundi në ndeshjen e Hellas Veronës.

19 vjeçari pritet të mungojë rrethë 8 javë, bëjnë të ditur mediat italiane, përcjellë Gazeta Olle.

E për këtë lëndim, trajneri i Hellas Veronës, Juriç, ka fajësuar edhe kombëtaren “kuqezi”.

“Ka pasur probleme që nga Kombëtarja. Ne si shoqëri duhet të rrisim kujdesin ndaj këtyre gjërave. Sipas meje, është një dëmtim muskulor”, ka thënë trajneri Juriç.

Gjithsesi, kjo duket një deklarat paksa befasuese duke ditur se Kumbulla luajti te Shqipëria në muajin tetor dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar disa ndeshje të nivelit të lartë në Serie A, dhe nuk ka shfaqur asnjë problem.

Kujtojmë, pjesë e Hellas Veronës është edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani./GazetaOlle