Trajneri kosovar në garë me Gattuson për të drejtuar skuadrën angleze

Shefki Kuqi vazhdon të mbajë biseda për të marrë drejtimin e skuadrës angleze, Oldham Athletic. Është sajti ‘oldham-chronicle.co.uk’, që bënë të ditur se trajneri kosovar është njëri nga kandidatët për të marrë postin e trajnerit.

“Në garë janë edhe Steve Eyre, Shefki Kuqi, Simon Corney, Winston Bogarde, Gennaro Gattuso dhe Tony Crass, të cilët do të intervistohen”, shkuan sajti në fjalë, transmeton GazetaOlle.com.

Ndërkohë, gjasat më të mëdha sipas këtij sajti i ka Simon Corney. Oldham garon në Ligën e Dytë të Angleze.

Kuqi momentalisht drejton Honkan në Finlandë, derisa gjatë karrierës së tij ka bërë gola edhe në fanellën e Oldhamit. (Gazeta Olle)