Trajneri kosovar: Daku i vetmi që mund ta zëvendësoj Muriqin

Ish-ndihmësi i Ismet Munishit, e tani trajner tek skuadra e Shkëndijes së Hajvalisë Emin Bajrami ka mbetur i mahnitur nga paraqitjet e Dakut në këtë fillim sezoni, shkruan Gazeta Olle.

Daku që realizoi 12 gola në gjashtë takimet e para të sezonit ka lënë përshtypje të mira në opinionin futbolldashës të Kosovës.

Paraqitjet e mira të Mirlind Dakut e kanë mahnitur edhe ish-ndihmësin e Ismet Munishit.

Emin Bajrami që tani ka një mision të ri me klubin e Shkëndijes nga Hajvalia, ka ngelur i mahnitur nga forma e mirë e Dakut dhe menjëher pas dy golave të tij të sotshëm kundër Arbërisë ka postuar një fotografi në Facebook.

Sipas Bajramit, Daku është i vetmi që për momentin mund ta zëvendësoj Muriqin.

Postimi i plotë:

Mirlind Daku lojtari I vetum per momentin qe mund ta zavendesoje Vedat Muriqin💪❤⚽️

Gepostet von Emin Bajrami am Freitag, 16. Oktober 2020