Edhe pse Cristal Palace nuk është prej skuadrave të mëdha, në brendi të saj ka lojtarë që ka dhënë shumë për këtë fanellë.
I tillë është edhe rasti i portierit argjentinas Julian Speroni i cili pas 11 viteve me fanellën e Cristal Palace ka vendosur që t’i varë ‘këpucët në gozhdë’.
Mbi 350 paraqitje për Cristalin, portieri Speroni ka luajtur ndeshjen lamtumirëse kundër ish skuadrës së tij skoceze Dundee,transmeton Gazetaolle.com.
Trajneri i Cristal Palace, Alan Pardew ka luajtur me lojtarët e tij për 30 minuta për ta nderuar portierin e tij.
Kishte edhe mysafirë në këtë ndeshje siç ishte rasti i mesfushorit të Stoke Cityt, Charlie Adam.