Trajneri ia shau futbollistit shqiptar familjen, fenë, nënën dhe kombin (FOTO)

Futbollisti tetovar Agim Ibraimi nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më në klubin Sllovenas NK Maribor. Ai ka njoftuar mediat se drejtuesi i klubit Slloven Zllatko Zahoviq ka fyer rëndë mbi baza fetare, kombëtare dhe familjare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ibraimi ka publikuar mesazhet në Facebookun e tij zyrtar ku shihen fyerjet dhe ofendimet e trajneri Zllatko Zahoviq.

Tek mesazhet Ibraimi i shkruan se do të largohet nga ekipi edhe pse ekipin e ka në zemër.