Trajneri i Zhegrovës iu del kundër tifozëve ultras: Largohem unë, ju nuk keni punë me futbollistët e mi

Paulo Fonseca mori drejtimin e Lille në verë dhe nisi aventurën e parë në Ligue 1, që deri tani nuk po shkon siç duhet, madje mund të përfundojë më shpejt se marrëveshja e arritur deri në vitin 2024.

Trajneri portugez e ka përjetuar shumë keq irritimin e tifozëve, të cilët shpërthyen në vërshëllima dhe ofendime ndaj skuadrës pas barazimit shtëpiak ndaj Reims.

“Jam shumë i zhgënjyer me tifozët tanë. Ata na kanë mbështetur gjithmonë deri më tani, por bënë të kundërtën kur skuadra kishte nevojë më shumë se kurrë për ta”.

“Nëse ka një fajtor, ai jam unë. Nëse duhet të protestojnë, atëherë le ta bëjnë ndaj meje dhe jo ndaj futbollistëve.

“Nëse nuk janë të kënaqur me mënyrën se si luajmë, ka një zgjidhje: mundem të largohem. E kam shumë të thjeshtë ta bëj. Jam shumë i zhgënjyer me këtë situatë”, u shpreh trajneri portugez. Lille renditet përkohësisht në vendin e shtatë, gjashtë pikë larg zonës Champions.

Rritja e ndjeshme e Enzo Fernandez brenda një viti, tani kushton nëntë herë më shumë

Viti i suksesshëm i sportit kosovar, ku nuk munguan medaljet në Kampionatet Botërore, Evropiane e Lojërat Mesdhetare