Trajneri i Werder Bremenit ka analizuar mirë Kosovën: “Ishin të fortë”

Trajneri i Werder Bremenit, Viktor Skripnik, ka analizuar mirë Përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën do të përballen nesër në Nordhorn.

Ai ka thënë se ndeshja e tyre me Frankfurtin, ka bërë që skuadra e tij të ketë kujdes, pavarësisht se ndeshja është miqësore.

“Natyrisht se kemi marrë informacione për Kosovën, gjysma e lojtarëve të tyre luajnë këtu në Gjermani. E pamë edhe ndeshjen me Frankfurtin, ku luajtën 0:0, ku sipas informatave kanë bërë edhe lojë të mirë, gjë që tregon se kanë një skuadër të mirë”, tha Skripnik për Radion e Bremenit (radiobremen.de), transmeton Gazetaolle.com.

toskiii

“Ata nuk janë Përfaqësuese që luajnë në kualifikime për Evropian apo Botëror, por kanë ekip që luajnë ndeshje miqësore dhe natyrisht loja me Frankfurtin e tregoi se kanë kualitet, prandaj lojtarët tanë nuk duhet t’i nënçmojnë. Besoj se do të jetë një ndeshje e mirë”, shtoi ai.

Kosova të martën barazoi 0:0 me Frankfurtin. (Gazeta Olle)