Në momentet që po flasim, po luhet edhe takimi në mes Laçit dhe Tiranës.
Kryeqytetasit megjithatë sot janë pa kryetrajnerin e tyre, Nevil Deden, përcjellë Gazeta Olle.
Sipas medieve në Shqipëri, arsyeja e mungesës së Dedes lidhet me Presidentin e skuadrës, Refik Halili.
Njoftohet se dyshja ka pasur një takim mes tyre pak minuta para fillimit të ndeshjes së kësaj jave.
Presidenti i ka kërkuar trajnerit të bëjë një ndryshim në formacion, teksa ky i fundit nuk ka pranuar të dal jashtë skemave të tij dhe është larguar duke e lënë skuadrën pa trajner për këtë duel.
Pas largimit të trajnerit, nga formacioni titullar është larguar edhe Kuka vendin e të cilit e ka zënë Danso.