Trajneri i Superligës dhe një klub i Ligës së Parë në procedurë disiplinore

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, mund të dënohet nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës. Është Komisari i Garave, Ismet Ahmeti, ai që ka ngritur procedurë për ‘timonierin’ drenicas.

“Ndaj kryetrajnerit të Kf “DRENICA” Tahir Lushtaku me nr lib – 111 (motivi- sjellje jo sportive ndaj referit kryesor gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes , Kf Istogu – Kf Drenica e zhvilluar me dt 14.03.2015  në Istog, sipas raportit të vëzhguesit)”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Nga Liga e Parë, procedurë është ngritur vetëm ndaj KF Lepencit, për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes, hudhje dhe gjësende të forta në minutën 81 të ndeshjes me 2 Korrikun.

Tahiri