Trajneri i Suedisë, Andersson: Ibrahimovic i trishtuar që nuk mund të luajë ndaj Kosovës

Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Janne Andersson ka zbuluar se ylli i ekipit, Zlatan Ibrahimovic ndihet i trishtuar që nuk do të mund të luajë në ndeshjet e tetorit ndaj Përfaqësueses së Kosovës dhe Greqisë.

Kosova do të luajë dy ndeshje gjatë muajit tetor në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katari 2022”.

Dardanët do të ndeshen fillimisht kundër Suedisë më 9 tetor, ndërsa ndaj Gjeorgjisë do të luajë më 12 tetor në ‘Fadil Vokrri’.

Në ndeshjen e parë ndaj Suedisë, Kosova do ta ketë një lehtësi pasi skandinavëve iu mungon ylli kryesor, Zlatan Ibrahimovic shkaku i lëndimit.

Sweden coach Andersson gives update on Ibrahimovic's condition: "He is not  that advanced in recovery"

Ky dëmtim i cili ia ka humbur ndeshjet e tetorit me kombëtaren e ka ndarë të trishtuar sulmuesin e Milanit.

Është vet trajneri i Kombëtares së Suedisë, Janne Anderson, i cili ka treguar se Ibrahimovic ndihet i trishtuar që nuk mund ta ndihmoj ekipin.

Could Zlatan Ibrahimovic return to the Sweden team for Euro 2020? | Marca

“Nuk do ta kisha nxjerrë jashtë liste nëse do të kishte pasur një shans për të luajtur. Ai për një kohë ka shpresuar se do të vijë , por nuk mundet ta bëjë këtë”.

“Dialogu mes nesh ka qenë i mrekullueshëm dhe ai është ai që ka qenë më i trishtuari që nuk mund të marrë pjesë në këto ndeshje”, ka Janne Andersson

Momente ankthi te Shqipëria, mbrojtësi dhe fizio-terapisti dalin pozitiv me COVID-19

Formacionet zyrtare: Norvegji U19 – Kosovë U19