Trajneri i Southamptonit konfirmon Brojën: Ai e ka kapur rastin me dy duart

Trajneri i Southamptonit, përpara sfidës ndaj Bërnleit, ka folur në konferencën për shtyp. Tema është edhe Armando Broja, i cili i dha skuadrës fitoren e parë në fundjavën e kaluar.

Trajneri Hasenhutl, i cili thotë, ndër të tjera, se nuk përjashtohet mundësia që sulmi të jetë njësoj si në ndeshjen ndaj Leedsit, pra, Broja sërish titullar.

“Armando ka treguar se ka disa armë të cilat unë mund t’i përdor. Për shkak të dëmtimit të Adams, iu dha shansi që të niste nga fillimi sfidën dhe mendoj që ai e kapi këtë shans me të dyja duart, kështu që le të shohim ndeshjen e sotme”, përfundoi trajneri.

Mediat lokale pranë klubit të Çelsit i kanë kushtuar vëmendje sulmuesit shqiptar. Në një shkrim, dje është analizuar situata që po kalon në repartin e sulmit skuadra e Tuhelit. “Shqetësimi në kampin blu ekziston, me Verner dhe Lukaku të dëmtuar, Abraham dhe Batshuaji të shitur, nuk ka një sulmues pykë të mirëfilltë.

Sikur t’iu jepej mundësia Brojës, kjo situatë do të zgjidhej shumë shpejt. Ai ka një rekord mbresëlënës me Shqipërinë dhe ka dëshmuar që mund të shënojë edhe në nivel të lartë”, shkruan “The Chelsea Chronicle”.

Fundjavë historike, starton Liga Unike

Milot Rashica pritet të luajë sot ndaj Chelseat