Trajneri i Southamphton mesazh Chelsat për Armando Brojën

Trajneri Ralf Hasenhutl deklaroi se do t’ia bëjë të qartë pronarëve të rinj të Sauthemptonit se e do Armando Brojën në ekip përtej fundit të sezonit.

Tekniku austriak u shpreh se sulmuesit kuqezi i pëlqen që të qëndrojë te “Shenjtorët”.

20-vjeçari i huazuar nga Çelsi realizoi në takimin kundër Brentfordit golin e pestë në Premier Ligë dhe të shtatin sezonal, duke ndihmuar Sauthemptoninqë të fitojë 4-1 kundër Brentfordit. Në bazë të marrëveshjes mes klubeve, në fund të sezonit, Broja duhet që të kthehet në “Stamford Bridge”.

“Atij i pëlqen që të qëndrojë këtu, e dashuron këtë ekip. Do të ishte fantastike nëse do të bëhej një futbollist i yni. Mendoj se do që të rrijë me ne. Arrin ta perceptosh në çdo moment. Edhe tifozët e duan, kjo është gjë e mirë”.

Në tribunën e stadiumit “St Mary’ në fitoren ndaj Brentfordit, ishte edhe pronari i kompanisë “Sport Republic”, Dragan Solak.

Miliarderi serb ka për qëllim që të sjellë lojtarë të talentuar në ekip dhe mesazhi i teknikut austriak është i qartë; ai e do Brojën edhe në sezonin në vazhdim.

Gattusso u largua pas sherrit me presidentin e Napolit për Amir Rrahmanin

Kosova, organizatore e ndeshjeve të dy grupeve të Kampionatit Evropian